Politike

“Protestat shpëtojnë Shqipërinë”, Berisha: Përse SPAK-u hesht për Vilma Nushin? (VIDEO)

Berisha thotë se Vilma Nushi ka përfituar qindra milionë.

27 Gusht 2023, 21:42 Nga m.s
“Protestat shpëtojnë Shqipërinë”, Berisha:
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar në faqen e tij në Facebook një pjesë të deklaratës së tij, ku flet për përfituesin e Check-up, Vilma Nushi.

Kryedemokrati Berisha parashtron pyetjen për mosreagimin e SPAK-ut ndaj kësaj afere, e cila sipas tij, ka pasoja të rënda me jetën e shqiptarëve. Berisha thotë se Vilma Nushi ka përfituar qindra milionë.

Berisha shton më tej se shqiptarët marrin ilaçet më të pavlera. Kreu i PD-së përmed edhe Tom Doshin, që ka marrë 3 mijë tendera. Për Berishën, protestat janë alternativa e vetme për shqiptarët!

sali berisha vilma nushi protestat

Sondazh

Poll