Politike

“Primaret” në Kukës, Emri Vata: Do keni mbështetjen e elektoratit gri, për të ndryshuar historinë

Në krah të Klevis Balliut, kandidati i zgjedhur nga Primaret, Emri Vata, shprehet se qytetarët do kenë edhe mbështetjen e elektoratit gri të Kukësit.

27 Gusht 2023, 21:04 Nga m.s
“Primaret” në Kukës, Emri Vata: Do keni mbështetjen e
Emri Vata

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, ka folur për mediat kandidati fitues i dalë nga Primaret e Partisë Demokratike.

Në krah të Klevis Balliut, kandidati i zgjedhur nga Primaret, Emri Vata, shprehet se qytetarët do kenë edhe mbështetjen e elektoratit gri të Kukësit.

“Patjetër që mbështetja e gjithë spektrit të djathtë do të jetë, por ne ju sigurojmë se do keni edhe mbështetjen e zonës gri të Kukësit, për atë çfarë ka ndodhur në Kukës dhe për të ndryshuar historinë".

Zgjedhja e kandidatit Emri Vata për zgjedhjet e 24 shtatorit, u njoftua edhe nga “Rithemelimi” përmes një njoftimi.

emri vata

Sondazh

Poll