Politike

Primaret e "Rithemelimit" në Kukës, Emri Vata shpallet kandidati fitues

Gara brenda demokratëve është zhvilluar mes kandidatëve Ardian Elezi, Emri Vata, Gezim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli.

27 Gusht 2023, 19:53 Nga DOSJA
Primaret e "Rithemelimit" në Kukës, Emri Vata shpallet
foto ilustruese

KUKËS- Emri Vata është shpallur fitues në Primaret e zhvilluara sot për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit. Procesi u aplikua me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit që do të përfaqësojë Berishën në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023. Gara brenda demokratëve është zhvilluar mes kandidatëve Ardian Elezi, Emri Vata, Gezim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli.

Primaret e "Rithemelimit" në Kukës, Emri Vata shpallet

"Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ndoqi sot e diel, 27 gusht 2023, Primaret në PD Kukës per të zgjedhur kandidatin për zgjedhjet e pjesshme për Bashkine Kukës.

Kandidatë në Primare ishin:

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli

Procesi u hap në orën 08.00 dhe u mbyll në orën 18.00. Pas numerimit të fletëve të votimit, sipas procesverbalit zyrtar të mbërritur nga Komisioni i Votimit dhe Numurimit, fitues u shpall: z. Emri Vata.

pd emri vata bashkia kukes

Sondazh

Poll