Politike

Gazetari grek bën paralele mes betimit të Belerit dhe Arta Vorpsit, Rama: Ishte qytetare e lire, ideja s’i funksionoi

Rama iu përgjigj se Vorpsi është një qytetarëre e lirë dhe se kjo ide e saj nuk funksionoi, ndërkohë që Beleri ndodhet i burgosur.

27 Gusht 2023, 11:42 Nga I.A
Gazetari grek bën paralele mes betimit të Belerit dhe Arta Vorpsit,
Edi Rama

TIRANË- Gazetari grek Pavlos Papadopoulos ka tërhequr një vijë paralele mes betimit që bëri në vitin 2019 Arta Vorpsi para një noteri për tu bërë Gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese dhe Fredi Belerit. Rama iu përgjigj se Vorpsi është një qytetarëre e lirë dhe se kjo ide e saj nuk funksionoi, ndërkohë që Beleri ndodhet i burgosur.

Pyetje: Specialistët ligjorë grekë thonë se ka ngjarje precedente me gjykatësen Arta Vorpsi në 14 nëntor 2019 gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese që tejkaloi kundërshtimin e Ilir Metës me betimin në noter.

Rama: Dëgjoni, e para znj.Vorpsi ishte qytetare e lirë, që kishte këtë ide që në fakt nuk funksionoi. E dyta, tani flasim për një të burgosuri. Kur referohemi në betimin e kryebashkiakut, ligji është i caktuar, betohet para Këshillit Bashkiak e askund tjetër.

edi rama edi rama interviste per ekathimerini pavlos papadopoulos

Sondazh

Poll