27 Gusht 2023, 10:27
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ata duhet që të presin që të përfundoj gjyqi dhe më pas të shihet nëse Beleri do të shpallet i pafajshëm. Në një intervistë për 'eKathimerini', Rama deklaroi se nëse kjo është në kundërshtim me ligjet në Shqipëri, do ta lirojnë nga detyra dhe do të shpallen zgjedhje të reja nga Presidenti. Po ashtu Rama ka theksuar se duhet që t'i jepet shansi SPAK-ut dhe GJKKO-së që të shqyrtojnë çështjen deri në fund.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Specialistët ligjorë grekë thonë se ka ngjarje precedente me gjykatësin Arta Vorfi në 14 nëntor 2019 gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese që tejkaloi kundërshtimin e Ilir Metës me betimin në noter.
Rama: Dëgjoni, e para znj.Vorfi ishte qytetare e lirë, që kishte këtë ide që në fakt nuk funksionoi. E dyta, tani flasim për një të burgosuri. Kur referohemi në betimin e kryebashkiakut, ligji është i caktuar, betohet para Këshillit Bashkiak e askund tjetër.
Pyetje: Përgjegjësi i burgut nuk është pjesë e trupit gjykues, por nëpunës i ministrisë së Brendshme dhe mund të jepte lejen Belerit të paraqitet për betimin para Këshillit Bashkiak. Por nuk e bëri.
Rama: Përgjegjësi i burgut nuk ka të drejta të tilla, sepse nuk mund të japë leje tek të burgosurit. Vetëm gjykata mund të bëjë diçka të tillë.
Pyetje: Mirë atëherë, zoti kryeministër, tani çfarë do bëni? Do shpallni zgjedhje të reja në Himarë?
Rama: Këtu mund të të jap një ekskluzivitet.
Pyetje: Një ekskluzivitet gjithmonë është gjë e mirë
Rama: Por nuk jam i sigurtë që duhet ta them. E para, le të themi se në Shqipëri nuk është qeveria që shpall zgjedhje por presidenti. Gjithsesi, procedura është kështu, nëse kryebashkiaku i zgjedhur nuk shfaqet pas 90 ditësh të betohet, atëherë qeveria duhet ta çlirojë nga detyra dhe të vendosë një kryebashkiak teknik deri sa të realizohen zgjedhjet e reja, që do të shpallen nga presidenti. U kërkova avokatëve të mi të shqyrtojnë çështjen dhe nuk e di rezultatin. Por më duket se ky rast është i veçantë, nuk ka precedent. Kështu, instikti im më thotë, reagimi im psikologjik më thotë se ndoshta duhet të presim gjyqin. Kështu, mund të mos bëjmë zgjedhje të reja derisa të gjykohet fajtor ose i pafajshëm. Por ky nuk është një qëndrim juridik, është pikërisht çfarë mendoj se duhet bërë nga momenti që nuk kemi precedentë. Po, mendoj se mund të bëjmë njërën ose tjetrën, bazuar në raportin e zyrës ligjore, besoj se kemi mundësinë të mos veprojmë derisa të vendosë gjykata. Në këtë rast u japim të gjithëve shansin të shqyrtojnë çështjen deri në fund. Nëse kjo nuk është e mundur nga ana ligjore, do duhet ta lirojmë nga detyra.
edi rama edi rama interviste per ekathimerini
Politike
27 Gusht 2023, 10:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çështjet e tjera për vjedhje votash në vend janë nën hetim...
Politike
27 Gusht 2023, 10:17
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është penduar që ka fyer personalisht Fredi Belerin në fushtën el...
Politike
27 Gusht 2023, 10:12
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deklaratat se himariotët kanë probleme me titujt e pronësisë ësht...
Politike
27 Gusht 2023, 10:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk e ka marrë si fyerje personale që Kyriakos Mitsotakis nuk e ftoi në Ath...
Politike
27 Gusht 2023, 09:16
I.A
Foto Ilustruese
KUKËS- Demokratët në Kukës po zgjedhin ditën e sotme kandidatin e tyre për t'i përfaqësuar n&e...
Politike
26 Gusht 2023, 22:30
I.A
Forcat e Armatosura
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se Forcat e Armatosura u janë përgjigjur thirrjes për n...
Politike
26 Gusht 2023, 20:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar zjarrin që është ndezur pranë inceneratori...
Politike
26 Gusht 2023, 13:54
A.B
TIRANE- Ish- kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka folur ditën...
Politike
26 Gusht 2023, 11:43
A.B
Klevis Balliu
TIRANË- Shefi organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat kërkoi q&...
Politike
26 Gusht 2023, 08:21
A.B
Ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj është në arrati, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ish ministri i Mjedis...