Politike

Bashkëshorti i Xhaçkës mbështet interesa të veçanta në Himarë? Rama: Nëse ka prova lajmëroni policinë

ë një intervistë për gazetën greke 'eKathimerini', Rama ka deklaruar se nëse akuzat e opozitës do të bazoheshin në prova, atëherë ai duhet që të njoftonte policinë dhe jo të fliste me të.

27 Gusht 2023, 10:33 Nga I.A
Bashkëshorti i Xhaçkës mbështet interesa të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat nga opozita se bashkëshorti i Ministres Olta Xhaçka mbështet interesa të veçanta në Himarë, si një investitor strategjik që është. Në një intervistë për gazetën greke 'eKathimerini', Rama ka deklaruar se nëse akuzat e opozitës do të bazoheshin në prova, atëherë ai duhet që të njoftonte policinë dhe jo të fliste me të.

Pyetje: Ekzistojnë histori për anëtar të qeverisë që mbështesin interesa të veçanta në Himarë. Një prej tyre, historia e Artan Gaçi, bashkëshorti i Olta Xhaçka ministre e Jashtme, që është pronar i AGTCC Hotel Managment dhe se kjo kompani është vendosur investitor strategjik në Himarë. Madje u bë bisedë e madhe në parlamentin shqiptar dhe Gjykatën e Lartë. Si e komentoni këtë?

Rama: Dëgjoni, nëse debatet në parlament do ishin prova, atëherë nuk do duhet të flisnit me mua por të lajmëroni të policinë ku ndodhem. Çdo hotel në çdo plazh shqiptar ka leje funksionimi. Leja që i’u dha këtij investitori ishte mes mijëra të tjerave që u dhanë nga Adriatiku në Veri deri në Jug. Pyetja nuk u drejtua nga pronarë që gjoja i vodhën. Përkundrazi, pronarët aty bënë një marrëveshje si kudo tjetër. Kur pronarët nuk janë të kënaqur nuk bëjnë marrëveshje ose flasin hapur për padrejtësitë. Pyetja ime është e thjeshtë. Çfarë duan ata që reagojnë? Duan që njerëzit që jetojnë në Himarë të zhvillojnë tokën apo të jetojnë si Robinson Kruzo? Njerëzit përdorin tokën sipas planit dhe paguhen mirë, marrin shumë para. Duam të zhvillojnë Himarën, duam të zhvillojmë çdo zonë të vendit dhe nuk mund të më gjeni një rast kur në një zonë morëm tokë e lejuam investime strategjike duke shkelur të drejtat e pronarëve.

edi rama olta xhaçka artan gaçi edi rama interviste per ekathimerini

Sondazh

Poll