27 Gusht 2023, 10:23
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çështjet e tjera për vjedhje votash në vend janë nën hetim. në një intervistë për gazetën greke 'eKathimerini', Rama është shprehur se arsyeja që Beleri është arrestuar është, pasi u kap në flagrancë. Po ashtu ai ka shtuar se provat e plota për Belerin, nuk i di askush përveç prokurorëve.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Beleri është i vetmi që mbahet për këtë krim në Shqipëri. Ndëshkimi është i madh, për vetëm 300 euro të supozuar. Kishte 31 raste blerje vote të denoncuara ditën që u kap Beleri.
Rama: Përgjigja është shumë e thjeshtë, e para burgosja e njërit e mosburgosja e tjetrit nuk ka fare lidhje me qeverinë dhe mua. E dyta, burgosja e njërit ka të bëjë me kapjen në flagrancë. Çështjet e tjera bazohen në akuza dhe hetimet vijojnë. Kështu që krahasimi nuk qëndron realisht.
Pyetje: Sipas një video në Facebook, Beleri kur u arrestua ndodhej në tjetër restorant nga ai ku supozohet se kreu krimin dhe fliste me një avokat e një kushëri. Beleri nuk ndodhej në ambientin ku ndodhi i konsideruari krim
Rama: Askush nuk di provat e plota përveç prokurorëve, që mbeten në heshtje për shkak të sekretit të investigimit. Kur të shfaqen në gjykatë provat e plota do të bëhen të njohura tek të gjithë e atëherë kushdo mund të gjykojë. Nuk komentoj sepse asnjëherë nuk komentoj punën e këtyre institucioneve të drejtësisë. Nuk do gjeni asnjë çështje të komentuar nga unë. E vetmja ndërhyrje qeveritare që kur reforma në drejtësi mori rrugën e saj është ndërhyrja e qeverisë greke. Nga qeveria shqiptare nuk ka pasur e nuk do ketë asnjë ndërhyrje.
Pyetje: Jeni gati të mbështesni politikisht zgjidhjen të betohet Beleri brenda në burg, me prezencën e një noteri?
Rama: Mund të gjeni “dritaren” më të vogël në legjislaturën tonë që të lejojë betimin në burg me noter? Nuk ekziston diçka e tillë.
edi rama edi rama interviste per ekathimerini
Politike
27 Gusht 2023, 10:17
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është penduar që ka fyer personalisht Fredi Belerin në fushtën el...
Politike
27 Gusht 2023, 10:12
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deklaratat se himariotët kanë probleme me titujt e pronësisë ësht...
Politike
27 Gusht 2023, 10:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk e ka marrë si fyerje personale që Kyriakos Mitsotakis nuk e ftoi në Ath...
Politike
27 Gusht 2023, 09:16
I.A
Foto Ilustruese
KUKËS- Demokratët në Kukës po zgjedhin ditën e sotme kandidatin e tyre për t'i përfaqësuar n&e...
Politike
26 Gusht 2023, 22:30
I.A
Forcat e Armatosura
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se Forcat e Armatosura u janë përgjigjur thirrjes për n...
Politike
26 Gusht 2023, 20:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar zjarrin që është ndezur pranë inceneratori...
Politike
26 Gusht 2023, 13:54
A.B
TIRANE- Ish- kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka folur ditën...
Politike
26 Gusht 2023, 11:43
A.B
Klevis Balliu
TIRANË- Shefi organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat kërkoi q&...
Politike
26 Gusht 2023, 08:21
A.B
Ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj është në arrati, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ish ministri i Mjedis...
Politike
26 Gusht 2023, 07:47
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmet për riciklimin e mbetjeve të Fierit dhe të Elbasanit, k...