Aktualitet

Solli 142 koli djathë kontrabandë nga Maqedonia, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana

20 Tetor 2019, 07:21 Nga DOSJA
Solli 142 koli djathë kontrabandë nga Maqedonia, arrestohet

ELBASAN– Një 32-vjeçar është arrestuar në aksin Librazhd-Elbasan pasi u kap me 142 koli djathë kontrabandë.

I riu nga Tirana kishte futur djathin kontrabandë nga Maqedonia e Veriut dhe tanimë akuzohet për “Tregtim, transportim i mallrave kontrabandë”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.Z., 32 vjeç,  banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë kanë ushtruar   kontroll në mjetin që drejtonte nga shtetasi M.Z.

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale 142 koli me djathtë. Nga veprimet e para hetimore  dyshohet të jetë futur  kontrabandë nga Maqedonia e Veriut

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale,  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu per kontrabande djathe kontrabande elbasan arrestohet i riu per kontrabande djathe kontrabande elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Tetor 2019, 19:20

TIRANË– Mehmet Kraja, Kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka publikuar një shkrim, në Washington Post, teksa shtron dilemën se pse &c...