Aktualitet

La të plagosur 28-vjeçarin, përfundon në pranga autori dhe dy të tjerë që tentuan ta shpëtonin

20 Tetor 2019, 09:13 Nga DOSJA
La të plagosur 28-vjeçarin, përfundon në pranga autori dhe

TIRANË- Ditën e sotme Policia e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka raportuar se janë arrestuar tre persona, ku njëri prej tyre akuzohet për plagosjen e një të riu 28-vjeçar.

Dyshohet që plagosja dhe zënka mes tyre të ketë ndodhur për motive të dobëta, e nga ana tjetër dy personat e tjerë janë munduar të shpëtojnë autorin e ngjarjes nga Policia.

Policia arrestoi në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”,  shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi  i Plotë i Policisë 

Tiranë

Plagos një shtetas për motive të dobëta me mjete të forta, vihet në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.

Në pranga dhe dy shtetas të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë që mos të arrestonin dhe shoqëronin në Komisariat autorin e plagosjes.

Nga specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, i shtetasit:

– F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Fushë-Mëzez” ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin A. D., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, shtetasit:

– F. D., 39 vjeç;
– H. H., 35 vjeç (të dy banues në Tiranë).

Këta dy shtetas në momentin e arrestimit të shtetasit F. K., kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësit e “Forcës së Posaçme Shigjeta” të cilët do bënin shoqërimin e shtetasit F. K., për në Komisariat.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona plagoset 28-vjeçari policia e tiranes arrestohen 3 persona plagoset 28-vjeçari policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Tetor 2019, 19:20

TIRANË– Mehmet Kraja, Kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka publikuar një shkrim, në Washington Post, teksa shtron dilemën se pse &c...