Aktualitet

E sulmoi ariu kur po kulloste bagëtitë në mal, bariu me plagë në kokë e këmbë, sillet me helikopter drejt Tiranës

20 Tetor 2019, 10:41 Nga DOSJA
E sulmoi ariu kur po kulloste bagëtitë në mal, bariu me

KUKËS- Një bari i identifikuar si Ekrem Onuzi është sulmuar nga një ari. Ngjarja ka ndodhur në malin e Gjallicës në zonën e quajtur Sasat.

Nga sulmi i kafshës së egër mësohet se 45-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në kokë, në shpatull dhe në këmbë.

Banorë të zonës bëjnë me dije se i riu ka qënë në stan me bagëtitë e tij dhe sapo qentë kanë pikasur arushën t’u afrohej i janë sulur. Kafsha e egër e nxitur nga qentë ka sulmuar barin duke i shkaktuar plagë të rënda.

Edhe pse është njoftuar në kohë rekord, sipas banorëve, helikopteri ka mbërritur në orën 13:20, thuajse tre orë pasi ata kishin telefonuar për ndihmë. Sipas banorëve, ajri ishte e vetmja rrugë për transportin e banorit të fshatit Nangë pasi për të shkuar në stane me këmbë duhet të paktën katër orë. 

Fillimisht të plagosurit i kanë vajtur në ndihmë barinj të tjerë që kishin stanet pranë tij dhe banorë të fshatit. Ata kanë treguar se gjendja e 45-vjeçarit është shumë e rëndë dhe se helikopteri po vonon që të vijë.

Për t’i ardhur në ndihmë pilotëve për pikasjen e vendit ku edhe ka ndodhur ngjarja, banorët kanë ndezur një zjarr. Tanimë ai është nisur drejt Tiranës me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e bariut të sulmuar nga një kafshë e egër kaq e rrezikshme që banon në pyjet e Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekrem onuzi kukes njeriu sulmohet nga ariu ekrem onuzi kukes njeriu sulmohet nga ariu

Sondazh

Poll