Aktualitet

Plagosi një person/ Arrestohet në Tiranë 33-vjeçari, në pranga edhe dy shokët e tij

20 Tetor 2019, 10:22 Nga DOSJA
Plagosi një person/ Arrestohet në Tiranë 33-vjeçari,

TIRANË- Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka plagosur për motive të dobëta një person. Ai ka goditur me grushte dhe mjete të forta 28-vjeçarin me iniciale A.D, i cili ndodhte në Spitalin e Traumës.

Gjithashtu sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Të rinjë kanë rënë në prangat e policisë, pasi në momentin e arrestimit të 33-vjeçarit kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë.

Njoftimi:

Plagos një shtetas për motive të dobëta me mjete të forta, vihet në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.

Në pranga dhe dy shtetas të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë që mos të arrestonin dhe shoqëronin në Komisariat autorin e plagosjes.

Nga specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, i shtetasit:

– F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Fushë-Mëzez” ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin A. D., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, shtetasit:

– F. D., 39 vjeç;
– H. H., 35 vjeç (të dy banues në Tiranë).

Këta dy shtetas në momentin e arrestimit të shtetasit F. K., kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësit e “Forcës së Posaçme Shigjeta” të cilët do bënin shoqërimin e shtetasit F. K., për në Komisariat.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33-vjecari ne tirane plagosi nje person arrestohet 33-vjecari ne tirane plagosi nje person

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Tetor 2019, 19:20

TIRANË– Mehmet Kraja, Kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka publikuar një shkrim, në Washington Post, teksa shtron dilemën se pse &c...