Aktualitet

E mbyllte në shtëpi dhe e rrihte, arrestohet shqiptari në Itali, ndalonte gruan për make-up: E bëjnë vetëm prostitutat

20 Tetor 2019, 06:25 Nga DOSJA
E mbyllte në shtëpi dhe e rrihte, arrestohet shqiptari në Itali,

ITALI– Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohej për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas mediave vendase, fillimisht shqiptari detyroi gruan italiane që të mbyllte të gjitha profilet e saj në Facebook dhe Instagram.

Por ku ishte vetëm fillimi… Shqiptari më pas i ndaloi bashkëshortes së tij të bënte edhe make-up, duke i thënë se “atë e bënin vetëm prostitutat”. Në shtëpi ai nuk kishte lënë më pasqyra.

Gruaja dilte vetëm me të ose me lejen e tij dhe duhet të vishte rroba shumë më të mësha se masa e saj, në mënyrë që të mos i dukeshin format. 

Për të mos mjaftuar të gjitha këto, shqiptari ushtronte edhe dhunë fizike ndaj gruas në kohën kur ajo ishte shtatzënë.

Madje kur ajo zbuloi tradhtitë e tij të përsëritura, ai bëri vetëm këtë reagim: “Burri mund ta bëjë këtë. Gruaja, jo, lindi nga brinjët e një burri dhe duhet të nënshtrohet. ”

Tortura e gruas nga Piacenza që zgjati pothuajse 6 vjet, përfundoi disa ditë më parë, kur u largua bashkë me tre fëmijët në një moment kur ai nuk ndodhej në shtëpi. Ajo shkoi në Polici për të kërkuar ndihmë, ndërsa ai u arrestua.

Marrë nga Liberta.it

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali dhune ne familje arrestohet shqiptari ne itali dhune ne familje

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Tetor 2019, 19:20

TIRANË– Mehmet Kraja, Kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka publikuar një shkrim, në Washington Post, teksa shtron dilemën se pse &c...