Sport

VIDEO / Ronaldo-Mane marrin përsipër Al Nassr, vjen fitorja e parë!

Pas javës së tretë të Saudi Pro League, Al-Fateh renditet në vend të nëntë me katër pikë, teksa Al-Nassr pozicionohet në vend të 11-të me tre pikë.

25 Gusht 2023, 22:17 Nga DOSJA
VIDEO / Ronaldo-Mane marrin përsipër Al Nassr, vjen fitorja e

ARABI SAUDITE - Al-Nassr merr pikët e para të këtij sezoni të Saudi Pro League dhe atë e bën në transfertën ndaj Al-Fateh.

Përballja e kësaj të premteje “zgjoi nga gjumi dy javor” Cristiano Ronaldon dhe Sadio Manen, me të dy sulmuesit që realizuan golat në fitoren 0-5 të ekipit të tyre në ndeshjen e raundit të tretë të kampionatit saudit.

Pas një asisti nga Ronaldo, Mane gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 27’, duke zhbllokuar sfidën. Ndërsa në minutën e 38’ Ronaldo e dyfishoi avantazhin e ekipit të tij dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-2.

Në minutën e 55’ pasi Rinne la portën bosh, Ronaldo realizoi golin e tretë për Al-Nassr, teksa në minutën e 81’ Mane realizoi golin e katërt me një goditje me kokë.


Në fund gjithçka u vulos nga portugezi, me këtë të fundit që bëri “hat-trick” në minutën e 90+6’.


Pas javës së tretë të Saudi Pro League, Al-Fateh renditet në vend të nëntë me katër pikë, teksa Al-Nassr pozicionohet në vend të 11-të me tre pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll