Sport

BEFASUESE! Leo Messi, personazhi kryesor në videoklipin e ri të Malumës… (video)

Lionel Messi pjesëmarrës në videoklipin e ri të këngëtarit të njohur, Maluma, në këngën “Trofeo”, i veshur me fanelën e dytë të Inter Miamit.

25 Gusht 2023, 19:06 Nga DOSJA
BEFASUESE! Leo Messi, personazhi kryesor në videoklipin e ri të

SHBA - Lionel Messi la stërvitjen dhe fushën për një kohë dhe u fokusua në diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë në jetën e tij. Superylli argjentinas i Inter Miami, i cili e ktheu interesin për aktrim pak kohë më parë, duke bërë debutimin e tij si “aktor” në serialin e njohur argjentinas "Los Protectores", tani po luan edhe në një videoklip.

Konkretisht, ylli argjentinas shfaqet në videoklipin e këngës së re të Malumës, “Trofeo”.  Sulmuesi 36-vjeçar ndodhet në stadiumin “DRV PNK”, me fanelën e dytë të Inter Miamit. Në videoklip Messi takohet me Malumën dhe i dhuron një kupë dhe më pas këngëtari kërcen me trofeun në krahë.

Artisti e ka postuar në Instagram klipin në të cilin shfaqet argjentinasi dhe disa foto në prapaskenë, ndërsa në mbishkrimin e postimit shkruan: “Trofeo në dispozicion në YouTube dhe në të gjitha platformat dixhitale... Një homazh për më të madhin Leo Messi”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MALUMA (@maluma)

“Trofeo” është pjesë e albumit të ri të publikuar nga këngëtari kolumbian me disa këngë të reja dhe bashkëpunime të tjera me artistë të mëdhenj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll