Sport

Nuno Espirito Santo flet për raportet e tij me Karim Benzema: "Ajo që u shkrua në shtyp është një mal me gënjeshtra"...

Me një përgënjeshtrim kategorik për marrëdhënien e keqe me Karim Benzema, ka nisur trajneri i Al Ittihad konferencën e tij për shtyp, duke i vënë gjërat në vendin e tyre.

25 Gusht 2023, 18:54 Nga DOSJA
Nuno Espirito Santo flet për raportet e tij me Karim Benzema: "Ajo

ARABIA SAUDITE - Nuno Espirito Santo më në fund nuk i la në ajër thashethemet për... mosmarrëveshjet e tij me Karim Benzeman dhe vendosi t’i rregullojë gjërat.

Pavarësisht skenarëve, që portugezi ta shtynte sulmuesin me përvojë në derën e daljes, Nuno i hodhi poshtë raportimet si të rreme dhe siguroi se ai ndan një marrëdhënie të mirë me të gjithë lojtarët në dhomën e zhveshjes së Al Ittihad.

“Më falni, por para se të nisin pyetjet e analizës së lojës... Kam lexuar në shtyp se marrëdhënia ime me Karimin nuk ka qenë e mire. Kushdo që më njeh e di se sigurisht që është mal me gënjeshtra!  Marrëdhënia ime me të gjithë lojtarët është e mirë, kemi një grup të fortë, jemi të kënaqur me të gjithë lojtarët, jemi të lumtur që Karim është këtu me ne.

Ai është i lumtur në fushë, mund ta shihni, ai kënaqet duke luajtur për Al Ittihad. Unë e kuptoj se nga vjen kjo, por ne jemi një grup i fortë, një grup shumë, shumë i fortë”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll