Sport

Manchester City përsëri kampion!... Njihuni me parashikimet e Superkompjuterit për Premier League e këtij sezoni të ri...

Një superkompjuter ka parashikuar renditjen përfundimtare për sezonin 2023/24 në Premier Ligë, bazuar në performancat nga dy ndeshjet e para.

25 Gusht 2023, 20:20 Nga DOSJA
Manchester City përsëri kampion!... Njihuni me parashikimet e

ANGLI - Me nisjen e sezonit të ri, kampionët e Manchester Cityt janë sërish favoritë të qartë për të fituar titullin e katërt radhazi, ndërsa ekipe si Arsenali, Manchester United, Liverpool dhe Newcastle United synojnë të sfidojnë ekipin e Pep Guardiolës.

Suerkompjuteri parashikon që Manchester City do të dalë sërish në krye të renditjes me 87 pikës, ndërsa Arsenali dhe Newcastle në vendin e dytë dhe të tretë me nga 76 dhe 75 pikë.

Brighton ndërkohë shihet si befasia e këtij sezoni të Premier League, duke kaluar Liverpoolin në vendin e katërt me një pike, sakaq Manchester United parashikohet të humbasë kualifikimin në Champions League dhe të pozicionohet në vendin e gjashtë.

Chelsea parashikohet të përfundojë në vendin e 12-të, Pas parashikimeve, superkompjuteri u shpreh se shanset e Cityt për të fituar titullin e katërt radhazi në Premier League janë rritur nga 68.5% në 75.4% pas dy fitoreve të para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll