Sport

Shiekët e Katarit 'pushtojnë' dhe basketin, Saud Ali Al Thani presidenti ri i FIBA-s...

Haman Niang ia ka dorëzuar detyrën Sheikut Saud Ali Al Thani, që drejtonte... basketbollin e Katarit

25 Gusht 2023, 18:30 Nga DOSJA
Shiekët e Katarit 'pushtojnë' dhe basketin, Saud Ali Al

FILIPINE - Sheikh Saud Ali Al Thani shërbeu si nënkryetar i FIBA-s gjatë ciklit të mëparshëm (2019-2023) dhe president i FIBA-s në Azi që nga viti 2002. Përveç kësaj, ai ka shërbyer si president i Federatës së Basketbollit të Katarit dhe nënkryetar i Komitetit Olimpik të Katarit.

Kongresi i 22-të i FIBA-s, e zgjodhi atë president të ri të FIBA-s. Saud Ali Al Thani, i cili u zgjodh unanimisht nga të gjithë të pranishmit, pason Hamane Niang. Pas futbollit, edhe në basketboll hyjnë katarianët! 

Presidenti i ri tha pas zgjedhjes së tij: “Është një nder i madh të marr përsipër këtë përgjegjësi, për mua, për vendin tim, Katarin dhe për kontinentin tonë, Azinë. Tani përfaqësoj interesat e të 212 Federatave Kombëtare në të gjitha vendet dhe pesë kontinentet.

Basketbolli është një sport global dhe kjo është forca jonë më e rëndësishme. Sot mund të bëj vetëm një premtim dhe ai është se do të punoj fort së bashku me drejtuesit e FIBA-s dhe gjithë Këshillin Qendror për të mirën e basketbollit dhe për të mirën e Federatës Botërore”.

Këshilli i ri Qendror i FIBA-s i sapoformuar, do të mblidhet për herë të parë të shtunën, më 9 shtator, në Manila, me rastin e fundjavës së finaleve të Mundobasket 2023.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll