Sport

TRAGJEDI në Madagaskar, 12 persona u shkelën në stadium dhe vdiqën tragjikisht!

Tragjedi e madhe në Madagaskar, pasi të paktën 12 persona humbën jetën tragjikisht kur u shkelën duke hyrë në stadiumin “Barea” në Antananarivo.

25 Gusht 2023, 20:58 Nga DOSJA

TRAGJEDI në Madagaskar, 12 persona u shkelën në stadium dhe

AFRIKE - Një tjetër faqe e zezë në historinë e futbollit u shkrua të premten, pasi të  paktën 12 njerëz vdiqën në Madagaskar, kur u shkelën në hyrje të stadiumit “Barea” në Antananarivo.

"Numri i përkohshëm është 12 të vdekur dhe pothuajse 80 të plagosur,"- u tha kryeministri i ishullit të madh të Oqeanit Indian, Christian Dsay, gazetarëve jashtë spitalit ku janë dërguar të plagosurit.

TRAGJEDI në Madagaskar, 12 persona u shkelën në stadium dhe

Atletët u përpoqën të hynin në stadiumin kombëtar të Madagaskarit për ceremoninë e hapjes së Lojërave të 11-ta të ishullit të Oqeanit Indian, me stadiumin e mbushur me gati 50.000 spektatorë.

Presidenti Andriy Razoelina, i cili ishte i pranishëm në ngjarjen sportive, bëri thirrje për një minutë heshtje: "Ne jemi pothuajse 50.000 njerëz brenda këtij stadiumi,"- tha kreu i shtetit në një fjalim televiziv. Por një ngjarje tragjike ka ndodhur teksa njerëzit janë nëpërkëmbur. Në hyrje kishte të plagosur dhe të vdekur”.

TRAGJEDI në Madagaskar, 12 persona u shkelën në stadium dhe

Lojërat e Ishujve të Oqeanit Indian do të mbaheshin këtë vit në Madagaskar deri më 3 shtator. Ato janë mbajtur çdo katër vjet në ishuj të ndryshëm në jugperëndim të Oqeanit Indian për rreth 40 vjet. Ngjarja e mëparshme u mbajt në Mauritius.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll