Aktualitet

Policia Vlorë reagon për turistët e helmuar: Në spital u paraqitën 41 shtetas polakë, janë jashtë rrezikut

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi 41 turistë polakë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

25 Gusht 2023, 21:19 Nga m.s
Policia Vlorë reagon për turistët e helmuar: Në spital u
Rajoni i policise Vlore

VLORE- Policia Vlorë ka reaguar në lidhje me helmimin e turistëve të huaj, të cilët janë shtruar në spitalin e Vlorës. Uniformat blu njoftojnë se mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi 41 turistë polakë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë qenë me guidë me anije turistike në ishullin e Sazanit.

Njoftimi nga policia 

Rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet paraprake rezulton se këta shtetas, gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit. Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve.

turistë polakë helmim vlore

Sondazh

Poll