Politike

"Duan të zhdukin të dhënat e çarterave"/ Berisha: Muço përdori kompani private për të vjedhur të dhënat

Berisha theksoi se kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, pasi atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave, ku mes tyre janë edhe fluturimet e McGonigalit. 

25 Gusht 2023, 12:21 Nga A.B
"Duan të zhdukin të dhënat e çarterave"/
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh ditën e sotme në konferencën për media se Taulant Ballës në krye të rendit u shoqërua me një akt tjetër të paimagjinueshëm, tërësisht në mbështetje të krimit, në mbrojtje të krimit: nxjerrjen e të dhënave në një akt in ekstremis të të dhënave të TIMS.

Ai theksoi se kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, pasi atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave, ku mes tyre janë edhe fluturimet e McGonigalit. 

DEKLARATA E BERISHËS:

Por emërimi i Taulant Ballës në krye të rendit u shoqërua me një akt tjetër të paimagjinueshëm, tërësisht në mbështetje të krimit, në mbrojtje të krimit: nxjerrjen e të dhënave në një akt in ekstremis të të dhënave të TIMS. Aty është i gjithë databejzi i krimit dhe jo i krimit.

Ervin Muço, i dërguar direkt nga Edi Rama pas Taulant Ballës, për të ekzekutuar këtë krim të shëmtuar, kur atij nuk iu bindën punonjësit, të cilët i përgëzoj, ai shkoi dhe mori kompani private dhe i mori serverat në komisariat dhe i nxori të dhënat. Kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave. McGonigalin e ka sjellë Duçka dhjetë herë me çarter këtu. Alberto Preseci dhe Flavio Tosi kanë ardhur te Erion Veliaj me dhjetëra herë me çarter.

sali berisha

Sondazh

Poll