Politike

A do takohet me Ramën?/ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani viziton Shqipërinë në shtator

Mësohet se me ftesë të homologut Bajram Begaj, Osmani pritet të vijë në Tiranë.

25 Gusht 2023, 11:48 Nga I.A
A do takohet me Ramën?/ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani viziton
Vjosa Osmani

TIRANË-  Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pritet të vizitojë Shqipërinë më 4 shtator. Mësohet se me ftesë të homologut Bajram Begaj, Osmani pritet të vijë në Tiranë.

'Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, do të presë me ftesë të tij për një vizitë shtetërore në Tiranë Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani. Vizita do të zhvillohet në datat 4-5 shtator 2023. Për detajet e axhendës do të njoftoheni në vijim'- njofton Presidenca.

Nuk dihet nëse Osmani në Shqipëri do të takohet dhe me kryeministrin Edi Rama. 

bajram begaj vjosa osmani

Sondazh

Poll