Politike

EMRI/ Asambleja e PS-së miraton kandidaturën për garën elektorale në Bashkinë e Kukësit

Asambleja e Partisë Socialiste ka miratuar kandidaturën e Albert Halilajt për garën elektorale në Bashkinë e Kukësit

24 Gusht 2023, 18:20 Nga m.s
EMRI/ Asambleja e PS-së miraton kandidaturën për garën
Pandeli Majko

KUKËS- Asambleja e Partisë Socialiste ka miratuar kandidaturën e Albert Halilajt për garën elektorale në Bashkinë e Kukësit. Lajmi është përcjellë me anë të një postimi në rrjetet sociale, nga drejtuesi politik i qarkut të Kukësit, Pandeli Majko. Ai njofton se sot shtabi elektoral, bëri mbledhjen e parë. Ndër të tjera thekson se vështirësia është sfidë dhe jo pengesë për familjen socialiste.

"Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë!

Vështirësia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!”, shkruan Pandeli Majko.

 

bashkia kukes albert halilaj pandeli majko

Sondazh

Poll