Politike

Zjarrfikësit shqiptarë po luftojnë me flakët në Greqi, Rama: Efektivët janë maksimalisht të angazhuar

Rama shkruan se zjarrëfikësit e Shqipërisë janë angazhuar në shuarjen e flakëve në një nga zonat më të prekura. 

24 Gusht 2023, 19:51 Nga f.i
Zjarrfikësit shqiptarë po luftojnë me flakët në Greqi,
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën e zjarreve në Greqi, pasi Shqipëria dërgoi forcat zjarrfikëse në anën tjetër të kufirit. 

Me anë të një video të postuar në Facebook, ku ekipet shqiptare angazhohen të shuajnë flakët, Rama shkruan se zjarrëfikësit e Shqipërisë janë angazhuar në shuarjen e flakëve në një nga zonat më të prekura. 

"Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë,"-shkruan Rama.

edi rama zjarret ne greqi

Sondazh

Poll