Politike

"Afera" e sterilizimit/ Email-i drejt Rjepajt nxjerr “zbuluar” ish-ministrin Beqaj, zyrtarët e ministrisë e dinin fituesin

Një email i dërguar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, tek ish-vartësi i tij, Klodian Rjepaj, pak ditë para lidhjes së kontratës koncesionare të sterilizimit, ka nxjerrë në pah faktin se zyrtarët e ministrisë e dinin fituesin.

24 Gusht 2023, 18:07 Nga m.s
"Afera" e sterilizimit/ Email-i drejt Rjepajt nxjerr
koncesioni i sterilizimit

TIRANE- Lidhur me aferën e sterilizimit, një e-mail i dërguar drejt Klodian Rjepaj ka nxjerrë "zbuluar" ish-ministrin Ilir Beqaj. Një email i dërguar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, tek ish-vartësi i tij, Klodian Rjepaj, pak ditë para lidhjes së kontratës koncesionare të sterilizimit, ka nxjerrë në pah faktin se zyrtarët e ministrisë e dinin fituesin.

Me anë të një e-maili në 27 tetor 2015, i thotë ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj: “Pa ardhë përfshirja e Avokatit të Shtetit, është shpejt për t’u ulur për kontratë me italianët”. Vlen të theksohet fakti se ende nuk ishte hartuar ende kontrata koncensionare.

Gjykata e Posaçme arsyeton se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj ishin në dijeni që fituesit ishin pikërisht personat me të cilët ata kanë pasur komunikime të vazhdueshme, si edhe kanë udhëtuar së bashku me ta jashtë vendit.

Sipas hetimit të SPAK, në të njëjtën kohë rezulton se komunikime të Klodian Rjepajt dhe Umbro Staçinit, biznesmenit italian të SaniService, shoqërisë që fitoi koncesionin, i janë bërë me dije edhe ish-ministrit Beqaj, raporton "A2".

Gjykata e Posaçme bën përgjegjës ish-ministrin edhe për faktin se si titullar i autoritetit kontrator, duhet të kishte pezulluar procedurën e prokurimit, në një kohë që ka pasur ankim nga një prej garuesve për koncensionin. Referuar gjykatës, Beqja jo vetëm nuk ka pezulluar procedurën, por as nuk ka ngritur një komision me tre anëtarë, që nuk duhet të ishin pjesë e Komisionit të Koncesionit. 

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, rezulton të jetë iniciatori dhe propozuesi i koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, tek ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Në vendimin e gjykatës për arrestimin e dy personave dhe masat e sigurisë ndaj gjashtë të tjerë, thuhet se më 25 prill 2014, Zëvendësministri i Shëndetësisë z. Klodian Rjepaj i dërgon Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj një memo me subjekt “Analizë e detajuar e komponentëve të projektit”.

Në këtë memo të ish.zv-ministrit, citohet Rjepaj të jetë shprehur me shkrim se: Zhvillimi dhe ofrimi i shërbimeve dhe produkteve inovative për sallat e kirurgjisë, do të sjellë ngritjen në një hop cilësor sipas standarteve të BE.

Ish- zv.minsitri i Shëndetësisë, Klodian Rrepaj, është arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve së bashku dhe me biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të 8 vjetëve më parë.

Klodian Rjepaj ka qenë në krye të komisionit të prokurorimit publik në shkurt të 2013 kur u hap gara për koncesionin prej 100 milionë eurosh. Lidhur me këtë dosje është marrë në pyetje Klodian Rjepaj, në cilësinë e ish zv.ministrit, si dhe janë pyetur anëtarët e koncesionit.

klodian rjepaj ilir beqja

Sondazh

Poll