Politike

“Lëreni Belerin të betohet”, Rama zbulon bisedën private me gazetarin grek (VIDEO)

“Lëreni Belerin të betohet”, titullohej artikulli, i cili sipas kreut të qeverisë shqiptare, nuk kishte ballafaquar të vërtetat e dy palëve, por mbante krahun e Fredi Belerit duke thyer kështu rregullat e gazetarisë së lirë dhe të ndershme.

24 Gusht 2023, 16:48 Nga m.s
“Lëreni Belerin të betohet”, Rama zbulon bisedën
Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka bërë publike bisedat private që ka zhvilluar me një gazetar grek në lidhje me çështjen Beleri. Reagimi i tij vjen pas botimit të një shkrimi rreth tij, në gazetën greke Ekathimerini.

“Lëreni Belerin të betohet”, titullohej artikulli, i cili sipas kreut të qeverisë shqiptare, nuk kishte ballafaquar të vërtetat e dy palëve, por mbante krahun e Fredi Belerit duke thyer kështu rregullat e gazetarisë së lirë dhe të ndershme.

Rama gjeti kontaktin me anë të një miku grek dhe nuk hezitoi ti shkruaj. Pas një bisede të gjatë mes palëve, u arrit dakordësia për të publikuar intervistën në median greke, e njëkohësisht në faqen zyrtare në Facebook të kryeministrit Rama.

Sikundër duket edhe nga biseda, gazetari grek është i impresionuar nga kontaktimi që kryeministri i bëri, duke e vlerësuar qasjen e tij pozitive, ndërsa planifikuan dhe një intervistë për të folur mbi çështjen e Belerit.

 

fredi beleri edi rama

Sondazh

Poll