Politike

VKM/ Manastirliu: Buxheti i Shtetit ka alokuar një buxhet prej 1.3 mld lekësh për shërbimin spitalor dhe rritjes së pagave të personelit

Po ashtu theksoi se është vendosur të krijohet rezerva e nevojshme që t’i atribuohet çdo spitali buxheti i nevojshëm për mbulimin e pagave dhe shpenzimeve.

24 Gusht 2023, 13:18 Nga I.A
VKM/ Manastirliu: Buxheti i Shtetit ka alokuar një buxhet prej 1.3 mld
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se janë rialokuar 1.3 mld lekë nga Buxheti Shtetit për shërbime spitalore. Pas përfundimit të mbledhjes së këshillit të Ministrave, Manastirliu ka theksuar se lëkët e alokuara janë për mbështetjen e financimit të pagave për personelin mjekësor dhe infermieror. Po ashtu theksoi se është vendosur të krijohet rezerva e nevojshme që t’i atribuohet çdo spitali buxheti i nevojshëm për mbulimin e pagave dhe shpenzimeve.

“Ndër vendimet e rëndësishme që u morën sot kemi një vendim për rialokimin e fondeve për shërbimin spitalor. Në kuadër të politikave qeveritare për mbështetjen e financimit të pagave për personelin mjekësor dhe infermieror, buxheti i shtetit ka alokuar 1.3 miliardë lekë për këtë rritje, e cila vjen në buxhetin spitalor nga ai shtetëror.

Me investimet e bëra në këto vite, kemi vendosur të krijojmë rezervën e  nevojshme që t’i atribuojmë çdo spitali në vend buxhetin e nevojshëm për mbulimin e pagave që tanimë janë rritur dhe shpenzimet e tjera. Nga ana tjetër jemi të dedikuar të mbështesim shërbimin spitalor me një buxhet që zgjeron gamën e ndërhyrjeve dhe përgatitet për të ofruar shërbime të reja. Buxhetet po alokohen për të bërë të mundur mbështetjen e gjithë procedurave”, tha Manastirliu.

ogerta manastirliu

Sondazh

Poll