Aktualitet

Qeveria miraton kompensimin financiar për ish-dënuarit politik, ja 9 subjektet që përfitojnë

Manja u shpreh se kjo masë është pjesë e vizionit të qeverisë.

24 Gusht 2023, 13:14 Nga A.B
Qeveria miraton kompensimin financiar për ish-dënuarit politik, ja 9
Kryeministria

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur se Qeveria ka miratuar masën e kompensimit finanicar për ish-të dënuarit politik. Pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, Manja u shpreh se kjo masë është pjesë e vizionit të qeverisë. Po ashtu, ai tha se është përcaktuar masa dhe subjektet sipas vlerësimeve.

“Miratohet masa e kompensimit financiar për të ish-dënuarit politik. Është vendimi i 30 që merr qeveria dhe kjo është pjesë e vizionit për të garantuar të drejta e tyre. Nga 9 subjekte përfituese,  7 janë ish të dënuar me burgime të gjata ose izolime në hetuesi ose në masë të mbyllur, ndërsa 2 subjekte përfituese janë me dënime kapitale ose pa gjyq”, tha Manja.

qeveria ish te denuarit politik

Sondazh

Poll