Aktualitet

E RËNDË/ Konsumoi aksidentalisht metadon, ndërron jetë në spital vajza 17 muajshe nga Saranda

Mësohet se e mitura u dërgua të dielën në spitalin e Traumës me helikopterë nga Saranda, por nuk arriti që t'i mbijtonte dot. 

24 Gusht 2023, 09:58 Nga I.A
E RËNDË/ Konsumoi aksidentalisht metadon, ndërron jetë
Spitali i Traumes

TIRANË- Vajza 1 vjeç e gjysëm (17 muajshe), e cila konsumoi metadon aksidentalisht ka humbur jetën ditën e sotme. Mësohet se e mitura u dërgua të dielën në spitalin e Traumës me helikopterë nga Saranda, por nuk arriti që t'i mbijtonte dot. 

E mitura dyshohet se piu metadon aksidentalisht, pasi daja e saj e kishte lënë në mbi tavolinë. Fëmija u dërgua me urgjencë në spitalin e Sarandës me të vjella dhe me temperaturë të lartë. Daja i saj ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe për këtë arsye kishte lënë metadon mbi tavolinë.

Familja e saj kishte ardhur nga Italia për të kaluar pushimet në Shqipëri te gjyshërit e të miturës. Nëna është shqiptare ndërsa babai i të miturës 17-muajshe është italian./Dosja.al

foshnja konsumon metadon

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2023, 09:17 A.B

Për sa ujë ka nevojë trupi ynë?

Thuhet se njeriu mund të durojë tre minuta pa oksigjen, tridhjetë ditë pa ushqim, por vetëm tre ditë pa lëngje. Pa ujë...