Aktualitet

Dilnin në rrugë të lypnin me fëmijët 5 dhe 1 vjeç, procedohet penalisht gruaja dhe e reja

Për këto 2 raste, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” . 

24 Gusht 2023, 11:24 Nga A.B

Dilnin në rrugë të lypnin me fëmijët 5 dhe 1

SHKODËR- Vjehrra dhe nusja dilnin në mes të rrugës, në afërsi të urës së Bahçallëkut, në Shkodër, për të lypur duke shfrytëzuar nipin dhe me fëmijën, 5 dhe 1 vjeç, duke rrezikuar jetën e tyre. Për këto 2 raste, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” . 

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, gjatë patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë konstatuar se në 2 raste, të mitur dhe foshnje, shfrytëzoheshin nga të afërm të tyre, për të lypur, dhe se duke e kryer këtë veprimtari të kundërligjshme në mes të akseve rrugore, ishin burim rreziku.  

Për këto 2 raste, janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetaset D. J., 64 vjeçe dhe L. J., 20 vjeçe, të cilat u konstatuan në mes të rrugës, në afërsi të urës së Bahçallëkut, teksa lypnin përkatësisht me nipin dhe me fëmijën, 5 dhe 1 vjeç.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

Policia e Shkodrës apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2023, 09:17 A.B

Për sa ujë ka nevojë trupi ynë?

Thuhet se njeriu mund të durojë tre minuta pa oksigjen, tridhjetë ditë pa ushqim, por vetëm tre ditë pa lëngje. Pa ujë...