Aktualitet

Aksidenti në Tiranë, 28-vjeçari u fut me makinë në lokal, plagosen 2 të moshuara

Janë dëmtuar lehtë shtetaset A. Sh., 73 vjeçe dhe F. T., 71 vjeçe, që po qëndronin në këtë lokal.

24 Gusht 2023, 13:14 Nga A.B
Aksidenti në Tiranë, 28-vjeçari u fut me makinë në
Policia

TIRANË- Një aksident ndodhi në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Mjeti me drejtues personin me inicialet V.Z, 28-vjeç, tentoi të kalojë nga trotuari në rrugë, por gjatë manovrimit ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga duke u futur në ambientet e një lokali në anë të rrugës. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetaset A. Sh., 73 vjeçe dhe F. T., 71 vjeçe, që po qëndronin në këtë lokal.

Ai do të hetohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin V. Z., 28 vjeç, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi mëngjesin e sotëm, në Kombinat, duke drejtuar automjetin, ka tentuar të kalojë nga trotuari në rrugë, por gjatë manovrimit ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga duke u futur në ambientet e një lokali në anë të rrugës. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetaset A. Sh., 73 vjeçe dhe F. T., 71 vjeçe, që po qëndronin në këtë lokal"- njofton Policia.

aksident ne tiran tirane

Sondazh

Poll