Aktualitet

EMRI/ Zjarri ditën e djeshme në fshatin Jarua të Fierit, arrestohet autori 42-vjeçar

Nga zjarri në fshatin Jarua u dogjën 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.

24 Gusht 2023, 10:38 Nga I.A
EMRI/ Zjarri ditën e djeshme në fshatin Jarua të Fierit,
Foto ilustruese

FIER- Një 42-vjeçar me emrin Fabio Rrapaj është arrestuar në Fier për zjarrvënie. Mësohet se Rrapaj është autori i për zjarrin në fshatin Jarua në Fier. Nga zjarri në fshatin Jarua u dogjën 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.

Njoftimi i Policisë:

Levan, Fier/ Policia e Fierit identifikon dhe arreston në kohë rekord, një tjetër autor për zjarrvënie. Ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, zjarri doli nga kontrolli dhe për pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit Levan, falë reagimit të shpejtë të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i zjarrvënies. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, me marrjen e njoftimit se në fshatin Jarua, Levan, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në sipërfaqe të mëdha pyjore, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta e profesionale, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Jarua, Fier.

Ky shtetas, me qëllim djegien e barishteve në tokën e tij, ka ndezur zjarr dhe për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj. Theksojmë, falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe ngazhimit maksimal, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e veprimtarive kriminale të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, gjatë këtij sezoni, janë vënë në pranga 4 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas dhe 1 është shpallur në kërkim. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

fabio rrapaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2023, 09:17 A.B

Për sa ujë ka nevojë trupi ynë?

Thuhet se njeriu mund të durojë tre minuta pa oksigjen, tridhjetë ditë pa ushqim, por vetëm tre ditë pa lëngje. Pa ujë...