Aktualitet

Zjarret në Shqipëri, bilanci: Shuhet një pjesë e madhe e vatrave, në fshatin Arrëz riaktivizohet zjarri

Zjarri është riaktivizuar në fshatin Arrëz të Devollit.

24 Gusht 2023, 09:58 Nga A.B
Zjarret në Shqipëri, bilanci: Shuhet një pjesë e madhe e
Zjarr

TIRANË-Një pjesë e madhe e vatrave të zjarrit në vendin tonë është shuar. Kjo u bë e ditur nga ministria e Mbrojtjes, e cila dha një raportim të situatës së zjarreve. 

Sipas tyre, zjarri është riaktivizuar në fshatin Arrëz të Devollit. Puna ka vijuar deri në shuarjen përfundimtare të zjarreve në njësinë administrative Vergo të bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim, bashkia Berat.

Situata e zjarreve:

Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.

Në qarkun e Korçës ka një vatër aktive zjarri, në fshatin Arrëz, të bashkisë Devoll, e cila u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij. Puna vijon edhe në malin Stilos, në bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan, të bashkisë Finiq ku efektivë zjarrfikës po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve.
Në fshatin Jarua, në bashkinë e Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës.

Puna ka vijuar deri në shuarjen përfundimtare të zjarreve në njësinë administrative Vergo të bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim, bashkia Berat.

zjarret ne shqiperi zjarr

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2023, 09:17 A.B

Për sa ujë ka nevojë trupi ynë?

Thuhet se njeriu mund të durojë tre minuta pa oksigjen, tridhjetë ditë pa ushqim, por vetëm tre ditë pa lëngje. Pa ujë...