Aktualitet

Vdekja e 2 italianëve/ Pezullohet nga detyra shefi i Seksionit të Policisë Rrugore në Sarandë, hetim për zinxhirin komandues

Masa u mor nga drejtori i policise se shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

24 Gusht 2023, 12:17 Nga A.B
Vdekja e 2 italianëve/ Pezullohet nga detyra shefi i Seksionit të
Policia

TIRANË- Pezullohet nga detyra shefi i seksionit të policisë rrugore të Sarandës dhe ka nisur një hetim për zinxhirin komandues për shkak të aksidentit që ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor “Sarandë–Ksamil”.

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, me specialistë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti për Sigurinë Publike (Drejtoria e Policisë Rrugore) në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të analizuar rastin, për të nxjerrë përgjegjësitë në lidhje me shkakun e ndodhjes së këtij aksidenti, si dhe për menaxhimin në tërësi të qarkullimit rrugor në territorin e bashkisë Sarandë.

Ndërkohë, është pezulluar menjëherë nga detyra Shefi i Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, Nënkomisar A. Sh. Pezullimi i tij u bë në zbatim të nenit 209, të Rregullores së Policisë së Shtetit, për shkelje të rëndë të atributeve/kompetencave të Policisë, në lidhje me pasojat e aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Sarandë –Ksamil”, ku humbën jetën 2 turistë italianë, konkretisht shtetasit D. D., 24 vjeç dhe V. T., 32 vjeç.

Gjithashtu, ka nisur menjëherë hetimi administrativo-disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, për mospërmbushje të procedurave standarde të punës, në lidhje me marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë sezonit turistik.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht, 24/7, në të gjithë territorin e vendit, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore. Në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe çdo paligjshmëri në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe profesional.

aksident ne aksin sarande-ksamil

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2023, 09:17 A.B

Për sa ujë ka nevojë trupi ynë?

Thuhet se njeriu mund të durojë tre minuta pa oksigjen, tridhjetë ditë pa ushqim, por vetëm tre ditë pa lëngje. Pa ujë...