Sport

VIDEO/ Mirëmengjes nga Leo Messi! Ai do luajë një tjetër finale, atë “US Open Cup”...

Që kur Lionel Messi luan te Inter Miami, skuadra amerikane nuk ka humbur. Ajo mposhti në gjysmëfinale FC Cincinnatin (3-3) 4-5 me penallti dhe u kualifikua për në finalen e “US Open Cup”.

24 Gusht 2023, 08:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Mirëmengjes nga Leo Messi! Ai do luajë një tjetër

SHBA - Në mëngjesin e sotëm, Inter Miami, ku luan ‘jashtëtokësori’ argjentinas, e shikon vetem në finalen e “US Open Cup”. Ajo mposhti 5-4 me penallti në gjysmëfinale FC Cincinnatin, pasi loja e rregullt përfundoi 3-3, pas 120 minutash.

Lajmi është që “Pleshti”, pavarësisht nga asistet dhe që është gjithçka te Inter Miami, nuk ia arriti të shënonte në këtë ndeshje. Gjithsesi, kampioni argjentinas tregoi se karriera europiane e Leo Messit ka përfunduar dhe vendimi i tij për të kaluar te skuadra e david Beckham në SHBA, në kërkim të vetvetes teksa po venitej te PSG, ishte gjëja e duhur. Mjafton të thuhesh se “Pleshti” ka shënuar dhjetë gola në shtatë ndeshje dhe i ke thënë të gjitha…

Ndeshja FC Cincinnati - Inter Miami e nisi më mirë për vendësit. Luciano Acosta në minutën e 18-të zhbllokoi rezultatin në 1-0. Argjentinasi pati shumë fat me golin e tij, pasi gjuajtja e tij u ndihmua edhe nga shtylla për të përfunduar në rrjetë.

Kështu, për herë të parë që nga ardhja e Messit në Miami, Interi nuk arriti të shënonte golin e parë në një ndeshje. Po sikur të mos mjaftonte kjo, ai po humbiste 2-0 në minutës e 53-të pas golit të Vazquez. Mirëpo mysafirët e Interit reagojnë. Ekuadoriani shtatlartë Leonardo Campana (67’ dhe 90’+7) do të shënonte dy gola me kokë pas asisteve të Messit, duke e barazuar ndeshjen në 2-2 dhe çuar atë në kohën shtesë.

Ish-kapiteni Josef Martinez (93’) finalizon një aksion të bukur dhe 2-3 për Interin, rezultat ky që do të barazohej në 3-3 nga Kubo. Për të përcaktuar finalistin u deshën penalltitë. Në serinë e pestë të tyre Hagglund gaboi për Cincinnatin, ndërsa 18-vjeçari amerikan Benjamin Cremaschi shënoi 5-4 për Interin. Leo Messi hapi me gol serinë e penalltive për skuadrën nga Miami.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll