Sport

Ronaldo hakmarrës: “Nuk dua ta shoh atë këtu!” Cristiano bllokon transfertën e një ish-kolegu, "kishte folur keq për të"...

Pas lëvizjes së Cristiano Ronaldos nga Man.Unitet për te Al-Nassr, i riu Greenwood, tha se karriera e portugezit ishte "e vdekur" që asokohe. Tani anglezi mund të pendohet për ato fjalë.

23 Gusht 2023, 20:05 Nga DOSJA
Ronaldo hakmarrës: “Nuk dua ta shoh atë këtu!”

ANGLI - “The Sun” ka raportuar se Mason Greenwood ka frikë se ai ka humbur çdo mundësi për një fillim të ri në Arabinë Saudite, pasi më herët ka fyer ish-bashkëlojtarin e tij në Manchester United,  Cristiano Ronaldo. 

Komenti i tij i keq erdhi në mars, dy muaj pasi Ronaldo, 38 vjeç, nënshkroi për Al-Nassr, një kontratë dyvjeçare prej 500 milionë eurosh. Sipas mediave angleze, portugezi ka qenë i tërbuar kur ka dëgjuar ato fjalë.

“Ai ishte vërtet i mërzitur nga ajo që tha Greenwood, por ai ka arsye të mira për të qenë zotëri, duke pasur parasysh atë që ka arritur në karrierën e tij dhe ku është Greenwood”, tha një burim për “The Sun”.

Al-Nassr tregoi interes për Greenwood, por është raportuar se Cristiano Ronaldo e ka bllokuar transferimin e tij. Portugezi nuk do të luajë me të në të njëjtën skuadër me atë që e quajti karrierën e tij “të vdekur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll