Sport

Manchester City po planifikon një blerje në minutën e fundit. Kandidati mendohet të zëvendësojë belgun Kevin De Bruyne...

Pep Guardiola është ende duke menduar, për ta forcuar Manchester City, pasi dëmtimi i Kevin De Bruyne do ta lejë belgun jashtë fushës për disa muaj. Është e mundur që Matheus Nunes nga Wolverhampton të sitemohet në stadiumin “Etihad”.

23 Gusht 2023, 20:32 Nga DOSJA
Manchester City po planifikon një blerje në minutën e fundit.

ANGLI - Fillimisht, Ilkay Gundogan vendosi të largohej nga Manchester City dhe pak javë më vonë Kevin De Bruyne pësoi një dëmtim të rëndë. Është e vështirë të hapësh dy vrima kaq të mëdha në zonën e mesme të fushës. Në rastin e belgut, bëhet fjalë për një rikthim të një dëmtimi të kofshës. Pep Guardiola konfirmoi në një nga konferencat për shtyp, se do të jetë i nevojshme një pushim prej 3-4 muajsh për belgun.

Si rezultat, drejtuesit e klubit në stadiumin “Etihad” kanë kohë që kërkojnë një lojtar të ri në mes të fushës. Aksionet e Lucas Paqueta nga West Ham ishin shumë të larta, ndërsa transferimi dështoi për shkak se braziliani ishte i censuruar. Federata angleze e futbollit është duke e hetuar dhe objekt i këtij hetimi është shkelja e rregullave për lojërat e fatit mes futbollistëve.

Sigurisht, bëhet fjalë për pjesëmarrjen në baste sportive. Këto raportime janë konfirmuar nga media braziliane “O Globo”, e cila shton se hetimi ka të bëjë me baste të vendosura nga llogaritë që i përkasin njerëzve të afërt të lojtarit.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se askush nuk do të shkojë në Manchester City këtë verë. Ne te kundërtën Matheus Nunes nga Wolverhampton Wanderers është një nga kandidatët për të zëvendësuar De Bruyne, sipas “The Athletic”. Portugezi pritet të jetë shumë lart në listën e dëshirave.

Matheus Nunes iu bashkua Wolves verën e kaluar dhe nënshkroi një kontratë pesëvjeçare, me një opsion për t'u zgjatur për një sezon të mëtejshëm. Disa muaj më parë ai ishte i lidhur me Liverpoolin, por asgjë konkrete nuk ndodhi.

Në të njëjtën kohë, “The Athletic” thekson se skuadra nga Molineux heziton të shesë një nga lojtarët kryesorë në fund të afatit kalimtar. Nga ana tjetër, situata financiare e klubit mund ta bëjë të vështirë refuzimin e ofertave tërheqëse. E gjithë kjo e bën transferimin jo të pamundur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll