Sport

Eliminimi i Astanës nga Partizani, tragjedi?! Zekiç: “Kështu u konsideruam edhe ndaj skuadrës nga Andorra.”

“E kam parë këtë ekip veçanërisht në ndeshjet kundër Dinamo Zagrebit dhe Ludogorest. Partizani është ekip i madh, shumë e mbështesin skuadrën tonë në Shqipëri.”

23 Gusht 2023, 16:53 Nga DOSJA
Eliminimi i Astanës nga Partizani, tragjedi?! Zekiç:

KAZAKISTAN – Patizani është i vetmi ekip shqiptarë ende pjesë e kupave të europës. Kampionët e vendit kanë arritur deri në fazën e play-off-it të Conference Lague ku do të luajnë përballë skuadrës nga Kazakistani, Astana, pengesa e fundit përpara fazes së grupeve.

Zekic ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Astanën. Trajneri i Partizanit i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga Kazakistani. Këta të fundit i treguan Zekic se nëse Astana do të eliminohej nga Partizani, do të konsiderohej si një “tragjedi”. Ndërkohë trajneri i kampionëve të Shqipërisë bëri një paralelizëm me situatën e Partizanit në turin e dytë kundër Atletic Escaldes.

“Të njëjtën situatë kemi pasur edhe ne para ndeshjeve me klubin nga Andorra. Por futbolli është futboll, Astana është favorite nesër, por shpresoj që Partizani të paraqitet më mirë. Fluturimi ishte i gjatë dhe i lodhshëm. Nesër duhet të luajmë me përqendrim dhe qetësi.

Astana ka shumë përvojë në Europë. E kam parë këtë ekip veçanërisht në ndeshjet kundër Dinamo Zagrebit dhe Ludogorest. Partizani është ekip i madh, shumë e mbështesin skuadrën tonë në Shqipëri. Ju do të vini në vendin tonë dhe do ta shihni stadiumin tonë, se si tifozët e mbështesin ekipin”, tha Zekic.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll