Sport

Armando Broja në "pole" të Milanit, Pioli "i fiksuar" pas shqiptarit të Chelsea…

‘Kuqezinjtë’ janë ende në kërkim të një sulmuesi të ri, që luan numrin 9

23 Gusht 2023, 16:57 Nga DOSJA
Armando Broja në "pole" të Milanit, Pioli "i

ITALI - Gjiganti italian AC Milan synon të nënshkruajë me një tjetër sulmues qendror deri në fund të afatit kalimtar aktual, raporton gazetari Rudi Galetti. 

Numri një në listën e dëshirave të trajnerit Stefano Pioli është anësori i Chelseat, sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja. Megjithatë, për momentin, një ofertë zyrtare për të nuk është dërguar.

Broja aktualisht po kalon një periudhë tjetër mjaft të vështirë në karrierën e tij. Ai prej disa kohësh është dëmtuar rëndë dhe nuk mund t'i dëshmojë me lojën e tij vlerat trajnerit të ri të ‘Bluve’ të Londrës, Mauricio Pochettino. Është kjo që mund ta bëjë argjentinasin të ndahet nga Broja.

Pochettino aktualisht po shtyn nënshkrimin e tij të verës, Nicholas Jackson, i cili po performon jashtëzakonisht mirë. Jackson është më i shpejtë dhe më i shkathët se Broja sipas tij, gjë që ndoshta e bën atë më të përshtatshëm për stilin e lojës së trajnerit argjentinas. 

Ai tashmë i ka bërë të ditur Romelu Lukakut, se belgu nuk është pjesë e planeve të tij. E keqja e Brojës në këtë situatë është se stili i tij i lojës është shumë më afër Lukakut sesa Jackson.

Megjithatë, Milani ka gjithashtu opsione rezervë në rast se Chelsea nuk e liron Brojën.  Në një rast të tillë, kuqezinjtë e Milanos do t'i drejtohen Hugo Ekitike nga PSG, ose Luka Jovic, i cili luan për Fiorentinën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll