Sport

Arrestohet në Lisbonë hajduti serb, që ka grabitur legjendën e Bayern Munich-ut…

Një plaçkë e pabesueshme prej 17 orësh të shtrenjta me vlerë 500 mijë euro!

23 Gusht 2023, 17:21 Nga DOSJA
Arrestohet në Lisbonë hajduti serb, që ka grabitur legjendën

GJERMANI - Policia në Portugali arrestoi një serb (24) me dyshimin se kishte grabitur futbollistin legjendar Thomas Müller, më 13 shtator 2022, në Gjermani!

Për të gjitha këto ka shkruar “Bild” dhe e gjithë historia është një film. Teksa ylli i Bayernit po luante kundër Barcelonës në “Allianz Arena”, hajdutët hynë në shtëpinë e tij në lagjen Misbah dhe vodhën para, bizhuteri dhe sende me vlerë.

E, një pikë e veçantë për hajdutët ishin orët e shtrenjta me vlerë 500 mijë euro. Ishin 17 copë! Sot, gati një vit pas grabitjes, policia në Lisbonë arrestoi një serb, lindur në Itali. Ai tashmë ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për kryerjen e këtij krimi.

Mediat gjermane për momentin nuk kanë bërë të ditur më shumë detaje rreth arrestimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll