Sport

Plasin polemikat në klubin arab, Benzemën vendos ultimatum!

Sipas mediave arabe, ish-lojtari i Real Madridit ka konflikt me Nuno Espiritu Santo, trajnerin e Al-Ittihad.

23 Gusht 2023, 17:40 Nga DOSJA
Plasin polemikat në klubin arab, Benzemën vendos ultimatum!

ARABI SAUDITE - Benzema u largua nga Real Madridi këtë verë për në Al-Ittihad të Arabisë Saudite, por, për momentin, gjërat nuk po shkojnë mirë për të. Sulmuesi nuk ka shënuar ende dhe gazeta arabe Asharq Al-Aswat ka zbuluar se ka një klimë tensioni mes Benzema dhe trajnerit portugez Nuno Espiritu Santo.

Sipas kësaj gazete, trajnerit nuk i pëlqen mënyra se si luan Benzema pasi e kupton që nuk i sjell skuadrës atë që kërkon portugezi. Në fakt, sipas gazetës, trajneri nuk ka kërkuar nënshkrimin e Benzemas dhe lojtari tashmë i ka shprehur shqetësimin e tij me trajnerin një zyrtari të klubit.

Një tension që sipas mediave arabe ka nisur me kapitenin. Asharq Al-Aswat shpjegon se Karim Benzema do të ishte kapiten i skuadrës për shkak të përvojës së tij të madhe dhe figurës së skuadrës, por trajneri portugez e refuzoi këtë kërkesë dhe kapiten është Romarinho, një legjendë e klubit.

Mediat arabe sqarojnë se Benzema  i ka kërkuar klubit që të gjejë shpejt një zgjidhje për këtë situatë. Shtypi saudit zbulon se Benzema nuk ka qenë as në stërvitjen e fundit të skuadrës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll