Politike

Pasi zëvendësoi Lindita Nikollën, Besa Shahini i zë vendin dhe Mimi Kodhelit (FOTO)

3 Mars 2019, 17:59 Nga DOSJA
Pasi zëvendësoi Lindita Nikollën, Besa Shahini i zë vendin

KUKËS- Ditën e sotme është mbledhur Asambleja e Zgjeruar e Paratisë Socialiste të Kukësit.

Në Asamblenë e Zgjeruar, bashkë me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe Ilir Beqjan.

Në qendër të diskutimeve të kësaj asambleje ishte kalendari i veprimtarive politike dhe organizative të PS-së Kukës.

Por ajo që vihet re është mungesa e deputetes së zonës, ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Kodheli i ka munguar kësaj mbledhjeje të rëndësishme të PS-së në Kukës.

Si duket mungesa e saj nuk është ndjerë shumë, pasi është zëvendësuar nga i njëjti person që zëvendësoi Lindita Nikollën si ministre e Arsimit. Besa Shahini siç shihet edhe në foto, qëndron në mesin e tavolinë drejtuese të Asamblesë së zgjeruar, përkrah Ilir Beqjas.

Arsyet e mosprezencës së Mimi Kodhelit në këtë mbledhje të rëndësishme të PS-së Kukës, nuk dihen ende, por që do të mësohen në vijim.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike asmblea e zgjeruar kukës besa shahini besa shahini zëvendëson mimi kodhelin mimi kodheli asmblea e zgjeruar kukës besa shahini besa shahini zëvendëson mimi kodhelin mimi kodheli

Sondazh

Poll