Politike

“200 mijë shfaqje për një gomë”, Erebara ironizon Pirgun: Si doktor Sharra që sharronte me iso

3 Mars 2019, 14:28 Nga DOSJA
“200 mijë shfaqje për një gomë”, Erebara

TIRANË- Pas deklaratës së bërë nga tenori Saimir Pirgu, se për shkak të një gome të djegur nga protestuesit e Opozitës para Kuvendit, se do t’i duheshin 200 mijë shfaqje për të rikuperuar imazhin e dëmtuar të vendit, kanë vërshuar një lumë reagimesh.

Mes reagimeve është edhe ai i shkrimtarit Rudi Erebara, i cili ironizon deklaratën e artistit, ndërsa shprehet:

“Do të na duhet të djegim 200 mijë goma me këngë. Si doktor Sharra që sharronte shsh shsh me iso”.

Pirgu u u vlerësua me çmimin “Shqiponja e Artë” gjatë Samitit të Dytë të Diasporës. Çmimin ia dhuroi vetë kryeministri Edi Rama, i cili nuk kurseu as batutat. (Lexo këtu) Ndërkohë tenori në një intervistë të dhënë për Top Channel u shpreh se për një gomë të djegur nga protestuesit do të duhet të kryente plot 200 mijë shfaqje për të rregulluar imazhin e Shqipërisë në botë. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rrjeti ironi me pirgun rudi erebara saimir pirgu rrjeti ironi me pirgun rudi erebara saimir pirgu

Sondazh

Poll