Politike

Kryemadhi-deputetëve që pranuan mandatin: Tradhëtarin asnjë nuk e do

3 Mars 2019, 11:57 Nga DOSJA
Kryemadhi-deputetëve që pranuan mandatin: Tradhëtarin asnjë

Tiranë- Ditën e sotme kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një takim me të rinjtë është shprehur sërish se në fund të majit do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Duke folur për protestën, ajo tha se nuk është politike dhe se njerëzit dalin për hallet e tyre. “Protesta nuk është politike. Njerëzit nuk dalin as për Lulin e as për monikën. njerëzit në shesh kanë daë për hallet e tyre, ashtu si protesta e studentëve për çmimet e taksat e larta, kushtet e mjerueshme e hsumë problematika të tjera që sollën një protestë madhështore.

Pakënaqësia nuk ishte as opozitare as nga një grusht njerëzish por e qindra e mijëra studentëve që i dhanë një mësim të mirë jo vetëm opozitës por të gjithë atyre njerëzve që nuk janë dakord me reformat e qeverisë e diktaturën e realitetin e hidhur e më poshtërues që kanë kaluar shqiptarët që nga 1990″, tha Kryemadhi.

Ndërsa për ata kandidatët që pranuan mandatin e deputetit, Kryemadhi tha se nuk do iu falet. “Tradhtinë të gjithë e përdorin por tradhtarin asnjë nuk e do”, ishte mesazhi që iu çoi kryetarja e LSI-së.

Kështu u shpreh Kryemadhi edhe pak ditë më parë në një tjetër takim me të rinjtë. Ajo iu kërkoi strukturave të LSI-së që të qëndrojnë në gatishmëri se zgjedhjet sipas saj janë afër. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhje te parkohshme monika kryemadhi zgjedhje te parkohshme

Sondazh

Poll