Politike

Mandatet/ Sazan Guri: Sikur me flori të ma shtronin rrugën drejt Kuvendit s’do pranoja

3 Mars 2019, 09:37 Nga DOSJA
Mandatet/ Sazan Guri: Sikur me flori të ma shtronin rrugën drejt

Tiranë-Pasi deputetët e opozitës dogjën mandatet e tyre, KQZ ka nisur punën me listat e kandidatëve nëse do të pranojnë apo jo të jenë pjesë e parlamentit. 

Kandidati për deputet në qarkun e Beratit Sazan Guri është shprehur se edhe sikur tja shtronin me flori nga shtëpia për në Kuvend nuk do të bëhej pjesë e parlamentit që ai e quan derexhe. 

Duhet të themi se disa nga kanditatët për deputetë kanë pranuar të marrin mandatin. (lexo këtu)

Reagimi i plotë i Sazan Gurit:

Me thone mire ben qe mos te vesh kesaj radhe ne Parlament, per nje rroge fundja, do humbasesh edhe nje pension……
Degjoni or miq! 
Edhe nese kam dashur me pare te vija ne Parlament, po perse per rroge do vija? Apo per te vene ne jete ato qe bej neper leksione, neper libra e neper protesta e kerkesa jo per vete po per ju o Qytetare. Apo per te hyre me biznes te vogel e te dilja me supermarket si te tjeret? Fjala e pare, kur filloj e jap mesim me studentet eshte se nuk i ngjaj te tjereve. Edhe ne Parlament kete parim do te mbaja, se nuk i ngjaj te tjereve, po kur s’me njeh, edhe mund te thuash ndonje fjale pune rroge, pune pensioni. 
Po sikur te t’ju them, se me flori te ma shtrojne rrugen nga shtepia ne Kuvend, e nuk do vija kurre ne kete mesele apo ne kete parlament derexhe.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kandidat per deputet berat sazan guri djegia e mandateve te opozites kandidat per deputet berat sazan guri

Sondazh

Poll