Politike

Nga 2013 deri në 2019, fermerët pengje të një premtimi nga Ministria e Bujqësisë (VD)

3 Mars 2019, 12:03 Nga DOSJA
Nga 2013 deri në 2019, fermerët pengje të një premtimi nga

Verifikimi i titujve të pronësisë ishte një nga premtimet e kryeministrit Edi Rama gjatë zgjedhjeve qendrore të vitit 2013. Por nga ajo kohë deri më sot çdo ministër bujqësie i emëruar prej tij vetëm sa e ka zvarritur procesin. Ka nisur që në vitin 2008, atëherë kur u votua edhe projektligjit por ende nuk është finalizuar nga asnjë qeveri.

Shtyrja e parë e ligjit erdhi nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, deri në 31 dhjetor të vitit 2015. Palët theksuan ndërkohë nevojën që të veprohet me shpejtësi për këtë proces që është zvarritur ndër vite. Madje Komisioni u la detyrë përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, që të bëjnë gati statistikat për gjithçka që është bërë deri tani në mënyrë që të evidentohen problematikat.

Ministri i Bujqësisë së asaj kohe, Edmond Panariti më 26 maj të 2016  e “zyrtarizoi” shtyrjen deri më 31 dhjetor 2017 duke e quajtur zvarritjen e procesit plotësisht e justifikuar.

Me këtë premtim në mendje, fermerët shkuan në zgjedhjet e qershorit, por në tetor erdhi lajmi i keq.

Pasardhësi i Panaritit, Niko Peleshi më 14 tetor të vitit 2017 gjatë një takimi me fermeret prezantoi një teknikë të re, e cila ndryshe nga ajo e paraardhësit do të ishte më efektive. Sipas Peleshit, në ministrinë e Bujqësisë do të caktohet një zv.ministër dhe një ekip në dispozicion të kësaj çështjeje.

“Në fund të dhjetorit përfundon afati për bashkitë për plotësimin me tituj pronësie të atyre fermerëve që nuk e kanë marrë titullin por kanë vetëm aktin e marrjes në përdorim. Do t’i japim mbështetje bashkive, një zv.ministër dhe një ekip në bashki do të merret vetëm me çështjen e pronave. Kështu plotësimi me tituj për përfundojë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Ia dhamë bashkive dhe hoqëm tarifën e topografisë. Ka përmirësim por edhe kështu fundi është goxha larg. Do të krijojmë agjencinë e titujve të pronësisë e cila nuk do të presë fermerin por do të bëjë një regjistrim të përgjithshëm. 

Por edhe me gjithë zv.ministrin në dispozicion sërish problemi nuk u zgjidh. Shtyrjen e afatit e konfirmoi vetë ministri i ri i Bujqësisë, Blendi Çuçi gjatë seancës plenare të 26 shkurtit.

Edhe ai si të gjithë paraardhësit njoftoi shtyrjen e afatit të procesit të plotësimit të titujve të pronësisë për tokën bujqësore deri më 31 dhjetor 2019.

“Në radhë të parë, shtyhet afati i procesit të plotësimit të titujve të pronësisë për tokën bujqësore deri më 31 dhjetor 2019. Element i rëndësishëm pë rata që nuk e bënë dot në procesin që qeveria kishte në bashkëpunim me bashkitë. Për të mos i diskriminuar ne e shtymë afatin.”

Sic shihet edhe në video, premtimi shtyhet gjithmonë pas zgjedhjeve. Fermerët, peng i një premtimi elektoral, duhet të votojnë për herë të tretë PS, me shpresën e regjistrimit të pronës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi çuçi edi rama edmond panariti fermeret ministria e bujqesise niko peleshi titujt e pronesise se fermereve blendi çuçi edi rama edmond panariti fermeret ministria e bujqesise niko peleshi titujt e pronesise se fermereve

Sondazh

Poll