Politike

“Artist i madh, por vetëm kaq”, ish-Kryebashkiaku i natës i përvishet Pirgut: Shit artin, jo shpirtin

3 Mars 2019, 14:57 Nga DOSJA
“Artist i madh, por vetëm kaq”, ish-Kryebashkiaku i natës

Tiranë- Ish-kryebashkiaku i natës, Briken Fejzullai, ka ironizuar me tenorin Saimir Pirgu, i cili u shpreh në një intervistë se do t’i duheshin 200 mijë shfaqje për të rikuperuar imazhin e dëmtuar nga një gomë e djegur para Kuvendit prej protestuesve të Opozitës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-krahu i djathtë i Erion Veliaj, i sjell në vëmendje tenorit Pirgu, Luciano Pavarotti-n.

Ai shprehet: “Luciano Pavarotti, ndërtoi karrierën e tij të jashtëzakonshme, gjatë viteve më të këqija të pasluftës italiane.
Por kurrë askush, kur shihte “Big Luciano” duke performuar nëpër skenat më të mëdha botërore, nuk shihte Italinë e llahtarisur nga rrëmbimet, bombat dhe vrasjet e Brigadave të Kuqe apo më keq akoma, atë të përgjakur deri në fyt prej Mafjes famëkeqe siçiliane.
E vetmja gjë që publiku shihte i magjepsur, ishte gjeniu, i cili tashmë nuk i përkiste më, vetëm “Vendit të Bukur” por ishte trashëgimi e gjithë botës dhe njerëzimit.

T’ia thotë dikush Saimir Pirgut, që na u bëka merak se i duhen 200.000 koncerte, për të rregulluar imazhin e Shqipërisë, për një gomë të djegur në protestë.”

Në përmbyllje të reagimit të tij, Fejzullai shprehet: “Artist i madh por vetëm kaq! Shit artin, mos shit shpirtin!”

Pirgu u u vlerësua me çmimin “Shqiponja e Artë” gjatë Samitit të Dytë të Diasporës. Çmimin ia dhuroi vetë kryeministri Edi Rama, i cili nuk kurseu as batutat. (Lexo këtu) Ndërkohë tenori në një intervistë të dhënë për Top Channel u shpreh se për një gomë të djegur nga protestuesit do të duhet të kryente plot 200 mijë shfaqje për të rregulluar imazhin e Shqipërisë në botë. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 200 mijë shfaqje për një gomë briken fejzullai saimir pirgu 200 mijë shfaqje për një gomë briken fejzullai saimir pirgu

Sondazh

Poll