Sport

Cila është jeta e re e 41-vjeçarit Zlatan Ibrahimovic, pas tërheqjes nga futbolli? Me çfarë po merret tani superylli suedez?...

"Stërvitja nuk ka të bëjë vetëm me përfitimet fizike: sporti mund të përdoret për të ndihmuar të rinjtë të fitojnë vetëbesim dhe të gjejnë një drejtim kuptimplotë,"- shprehet Ibrahimovic

23 Gusht 2023, 07:44 Nga DOSJA

ITALI - Zlatan Ibrahimovic u tërhoq zyrtarisht nga futbolli dy muaj më parë, në moshën 41-vjeçare. Superylli suedez u ka dhënë lamtumirën tifozëve të Milanit në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Veronës, të fituar 3-1 nga njerëzit e Stefano Piolit, pa luajtur asnjë minutë. Lëndimi i gjurit e pengoi atë të performonte, kështu që ai u reduktua në një fjalim emocionues para ndeshjes.

Cila është jeta e re e Zlatan Ibrahimovic në moshën 41-vjeçare pas tërheqjes nga futbolli. Me çfarë po merret ylli suedez

Cila është jeta e re e 41-vjeçarit Zlatan Ibrahimovic, pas

Jeta e Zlatan Ibrahimovic ka mbetur po aq aktive edhe pasi hoqi dorë nga futbolli. Ish-sulmuesi vazhdon të stërvitet rregullisht, ndërsa tashmë ndërthur ushtrimet fizike specifike për futbollin me ato të taekwondo-së, pasionin e tij të madh. Ibra është gjithashtu një dashnor i sinqertë i çiklizmit, pandele dhe bën joga vazhdimisht për të mbajtur trupin në formë.

“Është ajo që më bën të lumtur dhe më bën të ndihem i gjallë. Shpesh ndihesha i gjykuar ose i përjashtuar në përpjekjen time për të ecur përpara.

Në të gjitha moshat është e rëndësishme të gjesh një aktivitet që të pëlqen dhe të fillosh prej andej. Mund të jetë një sport intensive, ose diçka më e vogël.

Ushtrimi ka përfitime të mëdha për shëndetin mendor. Asnjëherë nuk është vonë, dhe 40 është 20-shi i ri (pa të qeshura)”,- ka rrëfyer Zlatan Ibrahimovic, përcjell “Elmundo.es”.

Cila është jeta e re e 41-vjeçarit Zlatan Ibrahimovic, pas

Në të njëjtën kohë, Zlatan Ibrahimovic kombinon sportin me një dietë të ekuilibruar në proteina, karbohidrate dhe yndyrna. Futbollisti që ka luajtur për Interin, Milanin, PSG-në, Juventusin, Barcelonën dhe Manchester United, ka rrëfyer se mishi, peshku dhe makaronat nuk duhet të mungojnë në meny. “Gjithashtu, shumë vezë! Dhe gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm”,- ka shtuar suedezi.

"Stërvitja nuk ka të bëjë vetëm me përfitimet fizike: sporti mund të përdoret për të ndihmuar të rinjtë të fitojnë vetëbesim dhe të gjejnë një drejtim kuptimplotë,"- shton Ibrahimovic në fund të intervistës.

Cila është jeta e re e 41-vjeçarit Zlatan Ibrahimovic, pas

Përveç jetës së tij aktive, superylli ka qenë i përfshirë në fushata të shumta. Ai u bë ambasador i markës për H&M dhe lançoi një koleksion të ri veshjesh, që mban emrin e tij, gjithashtu me synimin për të inkurajuar botën për të bërë sport, si dhe mori pjesë në projekte dhe fushata të shumta që ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Gusht 2023, 18:47

Gjermania në ankth për Beckenbauer…

GJERMANI - Gjermania është e shqetësuar për gjendjen fizike të Franz Beckenbauer. Në fakt, ish-kapiteni dhe trajneri i komb&e...