Sport

ZYRTARE/ Nga Argjentina vjen përforcimi i nëntë i Milanit…

Marco Pellegrino ka nënshkruar kontratë me kuqezinjtë e Piolit deri në vitin 2028.

22 Gusht 2023, 22:48 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Nga Argjentina vjen përforcimi i nëntë i Milanit…

ITALI - Milani zyrtarizoi nënshkrimin e Marco Pellegrinos këtë të martë.  Qendërmbrojtësi i ri argjentinas, 21 vjeç, vjen nga Platense dhe përfshin një investim prej 3.5 milionë euro, plus dy milionë bonuse dhe 10 për qind të një shitjeje të ardhshme në stemën e Amerikës së Jugut.

Mbrojtësi mëngjerash shihet si një nga të rinjtë me potencialin më të madh në Argjentinë dhe bëhet përforcimi i nëntë për këtë sezon në skuadrën e Stefano Piolit, duke iu bashkuar Marco Sportiello, Luca Romero, Ruben Loftus-Cheek, Christian Pulisic, Tijjani Reijnders, Noah Okafor, Samuel Chukwueze dhe Yunus Musah.

Pellegrino ka nënshkruar kontratë me Milanin deri në vitin 2028.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Gusht 2023, 18:47

Gjermania në ankth për Beckenbauer…

GJERMANI - Gjermania është e shqetësuar për gjendjen fizike të Franz Beckenbauer. Në fakt, ish-kapiteni dhe trajneri i komb&e...