Sport

Drejtësi angleze! Federata anulon kartonin e kuq të Mac Allister… (video)

FA raporton se e ka anuluar vendimin e arbitrit Bramall të ndeshjes, i cili e ndëshkoi argjentinasin me karton të kuq

22 Gusht 2023, 23:03 Nga DOSJA
Drejtësi angleze! Federata anulon kartonin e kuq të Mac

ANGLI - Liverpooli fitoi apelin për kartonin e kuq që iu dha Alexis Mac Allister në minutën e 58-të të ndeshjes ndaj Bournemouth (3-1), të shtunën e kaluar, në “Anfield”, për ditën e dytë të Premier League.

Mesfushori argjentinas, i transferuar këtë verë nga Brighton, u përjashtua direkt me karton të kuq, pas një dyluftimi me topin me Ryan Christie. “Reds” u ankuan për ndëshkimin dhe befas në një deklaratë, FA raporton se e ka anuluar vendimin e arbitrit Thomas Bramall të ndeshjes.

Në këtë mënyrë, Jurgen Klopp do të mund të llogarisë në Mac Allister për ndeshjen kundër Newcastle, të dielën e ardhshme, në “St. James Park”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Gusht 2023, 18:47

Gjermania në ankth për Beckenbauer…

GJERMANI - Gjermania është e shqetësuar për gjendjen fizike të Franz Beckenbauer. Në fakt, ish-kapiteni dhe trajneri i komb&e...