Sport

Breitner i pa mëshirshëm ndaj Neymar: "Ai është një mikrob i rremë, ka bërë vetëm teatër"

Ish-futbollisti gjerman e përshkruan brazilianin si “të rremë” dhe “teatral”.

22 Gusht 2023, 18:35 Nga DOSJA

GJERMANI - Neymar i ka thënë lamtumirë futbollit evropian dhe ka nënshkruar me Al-Hilal.  Futbollisti brazilian i thotë lamtumirë Kontinentit të Vjetër, pas një periudhe sa të shkurtër aq edhe të diskutueshme për PSG-në. 

Numri 10 i ‘Canarinhas’ ka humbur gati dy vite kalendarike me fanelën e skuadrës pariziene. Pas largimit të tij në futbollin saudit, kritikët dolën shpejt, edhe pse asnjë me ashpërsinë, që Paul Breitner ka përdorur në  programin “Blickpunkt Sport”.

“Faleminderit që keni blerë Neymar, i cili vitet e fundit ka qenë një nga lojtarët më fals nën diell. Një nga lojtarët e mëdhenj që ka bërë vetëm teatër”,- është shprehur ashpër ish-mesfushori teutonik. Al-Hilal ka paguar 80 milionë për brazilianin, edhe pse nuk dihet se kur do të debutojë, pasi me ardhjen e tij në vendin arab është diagnostikuar me një dëmtim.

Breitner i pa mëshirshëm ndaj Neymar: "Ai është

"Ai ka një dëmtim të lehtë që do ta pengojë të marrë pjesë në stërvitje në ditët në vijim.  Kohëzgjatja e mungesës së tij ende nuk është përcaktuar dhe nuk e di pse u thirr në ekipin kombëtar,"- u shpreh trajneri Jorge Jesús për futbollistin e ri.

"Është një mikrob i rremë. Duhet të jesh mirënjohës që nuk duhet ta durosh më",- shtoi ish-futbollisti i Bayern Munich dhe Real Madrid, duke festuar largimin e yllit brazilian nga Paris Saint Germain. E sigurtë është se investimi që parizienët bënë te Neymar nuk e ka parë të shpërblyer nga pikëpamja e titujve kolektivë të korrur. Në Arabi ai do të ketë një mundësi të re për të pasur sukses.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll